Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHEMBULLOR

    mb.
    1. Shumë i mirë, që mund të merret a të shërbejë si shembull për të tjerët, i përkryer. Nxënës (ushtar, shofer) shembullor. Brigadë shembullore. Anije shembullore. Sjellje (disiplinë punë, pastërti) shembullore. Mësim shembullor. Rregull shembullor. Sillet në mënyrë shembullore.
    2. Që është i rreptë dhe që bëhet për të parandaluar një faj ose një gabim tjetër të tillë a më të rëndë, që u vlen të tjerëve si mësim. Dënim (ndëshkim) shembullor. Masa shembullore. Gjyq shembullor.