Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHEMBUR

    mb.
    1. Që është prishur e është rrëzuar përtokë, i rrënuar, i shkatërruar, që është shembur. Mure të shembura. Shtëpi (urë) e shembur. Vend i shembur.
    2. Që është vrarë keq, që është goditur diku dhe është vrarë, por pa gjak; i shajtuar.
    3. Që është ulur, që ka zbritur më poshtë, që është shembur, që ka humbur; që ka shkarë (për tokën). Tokë (rrugë) e shembur. Vend i shembur.
    4. fig. Që është shkatërruar tërësisht, që është përmbysur përfundimisht; që është zhdukur, i humbur. Bota e shembur. Zakonet e shembura. Shpresa të shembura.
    5. bised. I rrënxuar.