SHENJË
f. sh.
- Njollë a gjurmë nga prekja ose nga shtypja e diçkaje; gjurmë në lëkurë nga një plagë, nga një goditje etj.; pullë, figurë etj. që bëhet me bojë a me të prerë për ta dalluar: shenjë dalluese; shenjë gishtash; shenjat e lisë.
- Pikë në fytyrë a në trup të njeriut, nishan.
- Vizë, figurë a një send për të treguar diçka; simbol: shenjat e bardha (të udhëve); shenjat e qarkullimit rrugor; shenjat e pikësimit (gjuh.); shenja grafike shkronjat, shifrat etj.
- E dhënë, ngjarje, lëvizje etj. që tregon diçka; shfaqje e jashtme e diçkaje: shenjë e mirë (e keqe); shenjat e sëmundjes; në shenjë nderimi (mirënjohjeje, kujtimi, miqësie); njeri në shenjë (fig.) njeri që dallohet për aftësi, për merita të veçanta etj.; sipas shenjave me sa duket, sipas gjasave; ia bëri me shenjë.
- Sendi për të marrë vijën e shënjimit; edhe fig., dikush a diçka që duhet qëlluar: e mban në shenjë ruhet prej dikujt; qëlloi (goditi) në shenjë kritikoi atë që duhej.
- etnogr. Dhuratat që këmbehen në një fejesë, nishan: ktheu shenjën prishi fejesën.
- Pjesë e mishit të një berri a të një shpendi.
- Distinktiv.
Shprehje
- I bie në shenjë (i bie shenjës) gjej atë që duhet; prek thelbin e çështjes; vë (heq) shenjën e barazimit i barazoj ndërmjet tyre dy veta, dy sende etj.; i vë shenjën dikujt e përcaktoj; e bëj të dallohet.