Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHENJËDHËNËS

    Im. sh.
    1. Semafor.
    2. Punëtori që jep shenjat për lëvizjet e trenave. Punon si shenjëdhënës.
    IImb.
    1. Që shërben për të dhënë shenjë për diçka, që përdoret për të lajmëruar dikë. Fishek shenjëdhënës fishek me ngjyrë, që përdoret për të dhënë shenjë. Raketë shenjëdhënëse raketë me ngjyrë që përdoret për të dhënë shenjë. Pistoletë shenjëdhënëse pistoletë që përdoret për të hedhur raketa me ngjyrë.