Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKRËNDEM

    vetv.
    1. vet. veta III. S`i mbetet asnjë pikë; thahet krejt (qumështi, uji etj.); shter. U shkrënd nga gjitë. Ishin shkrëndur dhentë fare, se s`kishte bar. U shkrëndën burimet.
    2. Zbrazem krejt nga barku, s'më mbetet gjë në bark; e kam barkun bosh. M'u shkrëndën zorrët. U shkrënda për të ngrënë. Volli sa u shkrënd.
    3. fig. S'më mbetet gjë prej gjëje, mbetem fare pa të; varfërohem. U shkrënd shtëpia. U shkrënd nga paratë. U shkrënd toka, s`jep më po s`u plehërua.
    4. Pës. e SHKRËND.