Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHKRËNDUR

    mb.
    1. Që s'i ka mbetur asnjë pikë (qumësht, ujë etj.); i shterur. Ca dele të shkrëndura.
    2. I zbrazur krejt nga barku, që s’i ka mbetur gjë në bark, bosh. Me bark të shkrëndur. Me zorrë të shkrëndura.
    3. fig. Që s'i ka mbetur gjë prej gjëje, që ka mbetur fare pa gjë; i varfëruar, i shkundur, i shteruar. Me xhepa të shkrëndur. Një kasolle e shkrëndur. Tokë e shkrëndur.

      Shprehje

      • I shkrëndur nga trutë fare pa mend në kokë, budalla.