SHKUMËZOHEM
vetv.
- vet. veta III. Mbulohet me shkumë, nxjerr shkumë, shkumëzon.
- kryes. veta III fig. Bën si i tërbuar, mend pëlcet nga inati; flet e bërtet pa pushim. U tërbua e u shkumëzua.
- fig. Rropatem e shkrihem në punë (sidomos jashtë në diell a në punë të rënda fizike), lodhem shumë, këputem. U shkumëzuan në punë.