SHKUMËZOJ
jokal.
- vet. veta III. Mbulohet me shkumë, nxjerr a bën shkumë. Shkumëzojnë dallgët (valët). Shkumëzon deti (lumi). Shkumëzon birra (shampanja).
- kal. E bëj diçka me shkumë, u shkoj sapun rrobave. Shkumëzoj rrobat në govatë.
- Nxjerr shkumë nga goja (nga lodhja e madhe, nga të folurit gjatë a me zemërim, nga ndonjë sëmundje etj.). Qetë (kuajt) shkumëzonin.
- kryes. veta III fig. Bën si i tërbuar, bërtet e çirret nga inati. Shkumëzonte nga inati. Dridhej e shkumëzonte.