Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHOLLË

    f. sh.
    1. Lëkurë gjedhësh e regjur, prej së cilës bëhen pjesët e poshtme të këpucëve, shuall; shtresë gome që përdoret për tabanin e këpucëve; pjesa e poshtme e këpucës, tabani. Shollë kau (bualli). Shollë gome. Gjysma sholle. U janë ngrënë shollat. I është bërë lëkura shollë i është bërë lëkura e trashë dhe e fortë, si e regjur.
    2. krahin. Opinga, këpucë. Sholla të reja (të vjetra). Sholla me lak. Sholla me hundë opinga me majë. Sholla me xhufka. Një palë sholla. Ishin pa sholla në këmbë.
    3. krahin. Gjurmashka prej leshi, të thurura si çorapet; putra e çorapit.
    4. Shputa e këmbës, shualli i këmbës.

      Shprehje

      • I është bërë faqja shollë nuk ka më turp e sedër, nuk i bëjnë më përshtypje kritikat e qortimet, është i pacipë. I është bërë lëkura (e ka lëkurën) shollë është regjur e s'do t’ia dijë më për diçka, s'ndien më, s'pyet për fjalët, sharjet etj. I futi (i hodhi) një gur në shollë (në opingë, në këpucë) dikujt shih te GUR,~I.