Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHOQËRIZOHET

    vetv. ek.
    1. Bëhet pronë e gjithë popullit ose e një grupi, bëhet pronë shoqërore socialiste (për mjetet e prodhimit, tokën etj. në rendin socialist).
    2. Merr një karakter të gjerë shoqëror prodhimi dhe puna nga zhvillimi i forcave prodhuese, nga përqendrimi e centralizimi i kapitalit etj. (në rendin kapitalist).
    3. Thellohet karakteri shoqëror i punës dhe i prodhimit nga zhvillimi i mëtejshëm i forcave prodhuese, nga shndërrimi i pronës kapitaliste mbi mjetet e prodhimit në pronë shoqërore socialiste dhe nga rritja e shkallës së përqendrimit të saj (në rendin socialist).
    4. U ngarkohet ndërmarrjeve ekonomike një pjesë e punëve shtëpiake, që më parë kryheshin në familje. Janë shoqërizuar mjaft punët e shtëpisë.
    5. Pës. e SHOQËRIZOJ.