Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHOQËRIZOJ

    kal. ek.
    1. I bëj pronë të gjithë popullit ose të një grupi mjetet e prodhimit, tokën etj., që kanë qenë pronë kapitaliste a pronë vetjake (në rendin socialist). Shoqërizuan tokën. Shoqërizuan veglat (mjetet) e prodhimit. Shoqërizuan fabrikat (minierat).
    2. vet. veta III. I jep karakter të gjerë shoqëror prodhimit dhe punës duke zhvilluar forcat prodhuese, duke përqendruar e centralizuar kapitalin etj. (në rendin kapitalist).
    3. vet. veta III. E thellon karakterin shoqëror të punës e të prodhimit nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të forcave prodhuese, shndërrimit të pronës kapitaliste mbi mjetet e prodhimit në pronë shoqërore socialiste dhe rritjes së shkallës së përqendrimit të saj (në rendin socialist).
    4. Ua ngarkoj ndërmarrjeve ekonomike një pjesë të punëve shtëpiake, që më parë kryheshin në familje. Të shoqërizojmë më shumë punët e shtëpisë!