Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHQUHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Duket, dallohet, rroket me sy. Larg shquheshin fshatrat.
    2. Dallohem ndër të tjerët nga një veti, cilësi a aftësi e veçantë; dallohem në një drejtim a në një fushë të caktuar, shkëlqej. U shqua për trimëri. Shquhet për ndërgjegje të lartë (për punë me cilësi të mirë, për sjellje shembullore). U shquan në aksion (në stërvitje).
    3. gjuh. vet. veta III. Vihet në trajtën e shquar. Emrat shquhen duke marrë mbaresat shquese.