Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHQYEJ

    kal.
    1. E çaj, e ndaj në copa duke e tërhequr me forcë; e shkul nga vendi, e shkallmoj. E shqeu bisha dhinë. E shqyen ujkun qentë. E shqeu bukën (mishin). Shqyej një dërrasë (një degë). Ia shqyen derën (gardhin). Të shqyen të gjallë. Të shqeva dysh! Luga e madhe të shqyen gojën. fj. u.
    2. Çjerr, gris; çaj. Shqyej letrën. I shqeu librat. I shqeu rrobat nëpër pemë. Peshkaqeni e shqeu rrjetën. Më shqeu këmishën (jakën).
    3. Hap jashtë mase. I shqeu gojën. I shqeu xhepin (çantën). Shqeu sytë.
    4. bised. E bëj dikë të qeshë me të madhe e për mjaft kohë, e bëj të mbajë ijët nga të qeshurit, e shkul. Na shqeu gazit.
    5. vet. veta III. Më nget shumë, aq sa më duket se po më çahen mushkëritë e fyti (për kollën). Më shqeu kolla.

      Shprehje

      • Shqeu gurmazin u çor e u ngjir duke thirrur. Shqeu (hapi) sytë u habit së tepërmi, nuk u besonte syve për atë që shikonte.