SHTËNË
f. sh.
- Shkrehja e një arme zjarri, zbrazje arme; fluturimi i plumbit a i predhës nga gryka e një arme zjarri nën shtytjen e forcës së gazeve; zhurma që shoqëron shkrehjen e një arme; fluturimi i shigjetës nga harku; e qëlluar. Të shtëna të shpejta (të rralla). Të shtëna armësh (mitralozi, mortaje). Tetë të shtëna me top (me kobure). Një të shtënë pushke ( shigjete) larg. Dëgjoheshin ca të shtëna. E vrau më një të shtënë. Të zhdukim shenjën me të shtënën e parë.
Shprehje
- Me një të shtënë (me një gur) vret dy zogj shih të GUR,~I.