Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTEROJ

    jokal.
    1. shih SHTER 1-4. Shteruan krojet (puset, përrenjtë). I ka shteruar qumështi (gjiri). Qau sa i shteruan lotët. Shteron gjella (duke zier). Nuk u shteronin fuqitë. I shteruan fjalët. Shteroi biseda.
    2. vet. veta III. Pakësohet shumë; mbaron, soset. Shteruan rezervat (pasuritë).
    3. kal. fig. E çoj deri në fund, e zgjidh përfundimisht pa lënë gjë të patrajtuar a të pasqaruar; e trajtoj nga të gjitha anët dhe në thellësi. Shteroj një temë shkencore. Shteroj një çështje (një problem).
    4. kal. fig. E përdor tërësisht, e shfrytëzoj deri në fund. I shteroi të gjitha burimet (mundësitë).
    5. fig. Humbas aftësitë krijuese (për një shkrimtar a artist). Kishte shteruar fare.
    6. kal. Fig. shih SHTER.