Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTERP

    mb.
    1. vet. f. Që nuk pjell fare ose që nuk është mbarsur një vit (për femrat e rritura të disa kafshëve shtëpiake si delja, dhia, lopa etj.). Dele (dhi, lopë) shterpë.
    2. vet. f. bised. Që nuk lind fëmijë. Grua shterpë. Mbeti shterpë.
    3. Që nuk lidh fare (për lulet); që nuk ka lidhur kalli (zakonisht për misrin). Lule shterpë. Ajo tokë e lë shterpë bimën.
    4. Që nuk prodhon; i varfër; që nuk jep më, që ka shteruar; që nuk përmban minerale të dobishme. Tokë shterpë. Ara shterpa. Pus (nafte) shterp. Shkëmb shterp. min.
    5. edhe ~, ~E fig. Që nuk jep fryt, që nuk krijon ndonjë gjë të re, që nuk sjell ndonjë dobi, i varfër; kund. pjellor; i frytshëm. Jetë shterpë. Bisedime shterpë. Teori (fantazi) shterpe.
    6. si em. ~Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Bagëti (dele, dhi, lopë etj.) që nuk pjell fare ose nuk është barrsë një vit. Shterpë e majme. Kullot shterpat. Ndaj shterpat nga pëllatë. Theri një shterpë.

      Shprehje

      • I doli shterpë (huq) shih te DAL. Kërkon qumësht nga delja shterpë (nga cjapi) shih te QUMËSHT, ~I.