Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTJEKË

    f. sh.
    1. Xhep pa astar në tirqit. Shtjekat e tirqve (e kofsharëve). Futi duart në shtjekat.
    2. Vrima ku mbërthehet kopsa; ilik, vjegëz. Fut kopsën në shtjekë.
    3. Lak i vogël në një anë të litarit, syth; lak i vogël që bëhet me një fill; mënyrë lidhjeje e spangos, e perit etj., që zgjidhet lehtë duke tërhequr njërën anë të fillit, vjegëz. Bëj një shtjekë. E lidhi spangon (perin) shtjekë. U zgjidh shtjeka.
    4. Shtegu që formohet në të dy anët e ballit, kur fillojnë të bien flokët.
    5. Bishti i syrit nga ana e hundës, cepi i gojës ku bashkohet buza e sipërme me të poshtmen. Shtjekat e syrit. Shtjekat e buzëve. Qeshi shtjekë më shtjekë.
    6. krahin. Shtegu që hapim në një vijë për ta kthyer këtë në një arë etj.; secila nga vijat e vogla që hapim kur ujitim me hulli. Hap një shtjekë. Zë shtjekën. Një shtjekë ujë aq ujë sa kalon nëpër një vijë të tillë.