SHTJEKËZ
f. sh.
- zvog. e SHTJEK/Ë,~A. Shtjekëzat e buzëve. U zgjidh shtjekëza.
- E thelluar e vogël në shënjestrën e disa armëve të zjarrit, që shërben për të marrë vijën e shënjimit, duke e rrafshuar atë me thepin. Rrafshoj thepin me shtjekëzën.
- E thelluara në fund të bishtit të shigjetës, ku hyn laku i barkut që e shtyn.
Shprehje
- Mbaj syrin në shtjekëz jam vigjilent, qëndroj syçelë.