Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHTUF I

    m.
    1. Gur i lehtë, i thërrmueshëm e me shumë pore, i formuar nga lidhja e çimentimi i grimcave të hirit dhe të pluhurit vullkanik, që përdoret në ndërtim etj. Gur shtufi. Pllakë shtufi. Damar shtufi.
    2. Shkëmb ranor i butë e i thërrmueshëm, që përdoret në ndërtim në vend të rërës. Shtuf gëlqeror (ranor).
    3. Përd. mb. sipas kuptimeve të mbiemrit. Gur shtuf. Tokë (kodër, vend) shtuf.