SHTYPUR
If. sh.
- shih SHTYPJ/E,~A
- Gyp me shumë të shtypura.
IIm. sh.
- Ai që shtypet e shfrytëzohet nga të tjerët. Të shtypurit dhe shtypësit. Lufta e të shtypurve. Çlirimi i të shtypurve. Revolucioni është festa e të shtypurve.
IIImb.
- Që i është prishur trajta e zakonshme, që është shtypur ose duket sikur është shtypur; petashuq, rrasik, shpatuk; që është ngjeshur e është mbledhur. Me hundë (me ballë, me turi) të shtypur. Me nofulla të shtypura. Peshq me trup të shtypur. Jastëk (dyshek) i shtypur.
- I thërrmuar, i bërë pluhur; i shkoqur. Kafe e shtypur. Sheqer i shtypur. Kripë e shtypur. Ana (bajame, hudhra) të shtypura. Grurë i shtypur.
- Që është çarë e është shformuar (zakonisht për pemët e perimet e buta, kur vihen shtrënguar a troshiten gjatë mbartjes). Fiq të shtypur. Hurma (pjeshkë, domate) të shtypura.
- Që mbahet nën zgjedhë e shfrytëzohet egërsisht; që i mohohen të drejtat dhe liria; i nënshtruar. Klasat e shtypura. Popujt e shtypur. Gratë ishin të shtypura.
- Që nuk është i shkruar me dorë, por është shtypur në shtypshkronjë a me makinë shkrimi. Trakte (thirrje, shpallje) të shtypura. Tekst i shtypur. Dhjetë faqe të shtypura.
Shprehje
- I shtypur me këmbë bibash shih te BIB/Ë,~A.