SHTYRË
If. sh.
- Forca që ushtrojmë në mënyrë të menjëhershme mbi dikë a mbi diçka për ta lëvizur nga vendi në një drejtim të caktuar, për ta rrasur a për ta ngjeshur diku, për ta larguar a për ta hedhur etj., shtyrje e menjëhershme. I dha një të shtyrë (të shtyrën). Dera u hap me një të shtyrë.
- fig. Shtysë; nxitje (zakonisht me zor). U desh një e shtyrë e fortë. E bën (e ka) me të shtyra, jo vetë.
IImb.
- Që nuk e ka bërë me dashjen a me vullnetin e tij një punë (zakonisht të keqe), por që e kanë vënë të tjerët, i nxitur. Njeri i shtyrë. Ishte i shtyrë.
- Që është lënë për më vonë, që i është caktuat një afat tjetër. Ndeshje (lojë) e shtyrë.
- I thyer, i kaluar në moshë. Plak i shtyrë (në moshë).