SHUMËFISHOJ
kal.
- E bëj shumë herë më të madh sesa është; e rrit a e shtoj shumë herë. Shumëfishojmë ndihmën për fshatin. Shumëfishojnë përpjekjet. Shumëfishuan fitimet (pasurinë).
- Riprodhoj një send në shumë kopje me anë mjetesh të ndryshme teknike. Shumëfishoj një vizatim (një fotografi, një projekt). Shumëfishonin traktet.
- tekst. Bashkoj shumë fije në një fill të vetëm. Shumëfishoj fillin.