Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHUMËFISHTË

    mb.
    1. Që përbëhet prej shumë njësish, pjesësh, elementesh, radhësh etj. të njëjta a të krahasueshme, shumëfish. Tel (fill) i shumëfishtë. Degëzime të shumëfishta. Rrethim i shumëfishtë.
    2. Që është shumë herë më i madh, më i fuqishëm, më i rëndë etj. Goditje (përpjekje) të shumëfishta. Shfrytëzim i shumëfishtë. Shtypje e shumëfishtë. Ka rëndësi të shumëfishtë.
    3. mat. Që pjesëtohet pa mbetje me një numër të plotë. Numër i shumëfishtë.