Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHURDH

    Im. sh.
    1. Ai që nuk dëgjon fare nga veshët. Shkollë për shurdhët e për memecët. Është shurdh, s`dëgjon fare. Shurdh je? iron.

      Shprehje

      • Troket në derën (në portën) e shurdhit i drejtohet dikujt që nuk ua vë veshin fare fjalëve të tij. Bie daullja në vesh të shurdhit është e kotë t'i flasësh një njeriu që nuk do ose nuk është në gjendje të kuptojë atë që i thonë, venë dëm fjalët për një njeri që s'do të dëgjojë.
    IImb.
    1. Që nuk dëgjon fare nga veshët, i shurdhër. Plak shurdh. Plakë shurdhe. Ka lindur shurdh.
    2. përd. ndajf. fig. shih SHURDHËR
    3. Na la (mbetëm) shurdh (të shurdhër) shih te SHURDHËR (i,e). Bën një vesh shurdh (të shurdhër) shih te SHURDHËR (i,e). Bën veshin shurdh (të shurdhër) shih te SHURDHËR (i,e).