Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SQETULL

    f. sh.
    1. Pjesë e thelluar rrëzë krahut, ku ky bashkohet me supin, në anën e poshtme. Sqetulla e majtë (e djathti). Me libra (fletore) nën sqetull. E kapi për sqetullash.
    2. Vend si gropë rrëzë një mali, në një shkëmb etj. Sqetull mali (shkëmbi).
    3. bot. Vend i thelluar aty ku nis të ndahet gjethja nga dega ose një degë nga trupi i pemës. Sqetulla e gjethes.
    4. fig. Mbrojtje, përkrahje, zakonisht me anësi. E mori (e ka marrë, e ka futur) nën sqetull. I rri nën sqetull.

      Shprehje

      • Me qefin nën sqetull (ne kokë) shih te QEFIN,~I. Nuk mbahen dy kunguj (dy shalqinj) nën një sqetull (në një dorë) shih te KUNGULL,~I.