Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TABELË

    f. sh.
    1. Pasqyrë përmbledhëse, që përmban një varg numrash, emrash etj., të ndarë në shtylla ose të renditur sipas rregullave të caktuara. Tabela matematike. mat. tabela përmbledhëse me vlera e me përfundime të zgjidhura për probleme e funksione të caktuara. Tabela e klasifikimit. sport. Tabela e reshjeve. Tabela e orarit të trenave. Tabela e çmimeve. Tabela e kategorizimit. Tabela e shumëzimit (e pjesëtimit, e mbledhjes, e zbritjes). mat.
    2. Pllakë me shkrime a me shenja të posaçme, e cila shërben për të treguar vendin ku arrijmë, drejtimin e lëvizjeve etj. Tabelat rrugore. Tabelat e dyqaneve. Tabela e qitjes. usht. Vari një tabelë. Lexo (shih) tabelën! Gjuaj në tabelë. usht.
    3. Pllakë e madhe dërrase, mermeri, xhami etj., e vendosur diku, që shërben për qëllime të caktuara. Tabela e zezë (mësimore) dërrasa e zezë. Tabelat e basketbollit. sport. dërrasat ku janë vendosur koshat në lojën e basketbollit. Lufton nën tabelë (basketbollisti). sport.

      Shprehje

      • E bëri tabelë qitjeje dikë libr. shih te QITJ/E, ~A.