TËMTH
m. kryes. sh. anat.
- Secila nga dy pjesët e sipërme anësore, të sheshta ose pak të futura, të kokës së njeriut, që ndodhen përtej vetullave ndërmjet ballit, faqeve dhe veshëve. Tëmthi i djathtë (i majtë). Tëmthat e kokës. E goditi (e qëlloi) në tëmth. Më rrahin tëmthat. Shtrëngonte tëmthat. I ishin thinjur tëmthat. I dalçin (i plaçin) tëmthat! mallk.