Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TËRBIM

    m. sh.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve TËRBOJ, TËRBOHEM.
    2. veter. mjek. Sëmundje e rëndë e kafshëve dhe e njerëzve, që ngjitet me anë të kafshimit nga kafsha e sëmurë, që sjell tkurrje të forta të muskujve e paralizë dhe që zakonisht shkakton ngordhjen e kafshës ose vdekjen e njeriut të sëmurë. Mikrobi i tërbimit. Vaksina kundër tërbimit. E zuri tërbimi. Vdiq nga tërbimi.
    3. Zemërim shumë i madh e i papërmbajtur. Foli (u përgjigj) me tërbim.
    4. fig. Vrull i papërmbajtur, furi; shpejtësi e madhe, rrëmbim. Luftuan me tërbim. U hodhën me tërbim kundër armikut. Sulmoi me tërbim. Era frynte me tërbim.