Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TËRBOHEM

    vetv.
    1. Më zë sëmundja e tërbimit, sëmurem nga tërbimi. Ishte tërbuar qeni (lopa).
    2. Zemërohem aq shumë me dikë a me diçka sa nuk përmbahem dot më, bëhem si i marrë a si i tërbuar nga inati. U tërbua kur e dëgjoi. Do të tërbohet kur ta marrë vesh. U tërbua fare. Le të tërbohen armiqtë!
    3. fig. Bëhem i papërmbajtur në shfaqjen e kërkesave a të tekave; bëhem i shfrenuar në sjellje e në veprime, harbohem; llastohem a përkëdhelem tej masës. Janë tërbuar nga të mirat. U tërbua fëmija nga përkëdheljet e tepërta. Ishte tërbuar pas grave (pas burrave).
    4. vet. veta III fig. Rritet tej mase, zhvillohet shumë, harliset (për bimët). U tërbua bari (duhani). U tërbuan fasulet nga shiu (nga plehu).
    5. vet. veta III fig. Lëviz a shpërthen me vrull e me forcë, vërshon pa u përmbajtur, lëshohet me rrëmbim. U tërbua era (murrlani). U tërbuan dallgët. U tërbua deti (oqeani, lumi).