TËRHEQ
kal.
- E heq dikë a diçka me forcë nga vetja pa e ngritur peshë; tendos; e nxjerr a e shkul nga vendi: e tërhoqi pas derën e dhomës e mbylli derën; tërhoqi një fidan e shkuli.
- v. III ka fuqi të sjellë diçka drejt vetes, me anë të forcës së rëndesës ose të forcës magnetike: magneti tërheq gozhdën.
- E pi a e thith diçka; e fut në mushkëri; e heq: tërhoqi burnot.
- usht. Zhvendos trupat nga një vijë më e përparuar në një vijë më prapa.
- fig. Më pëlqen shumë dikush, jepet pas meje, e bëj për vete; v. III më bën për vete diçka, më josh, më ndjell: më tërheq ai njeri; më tërheq natyra (deti); tërheq gota gotën (në pije).
- Marr a nxjerr diçka prej diku: tërhoqa ca para nga banka; / edhe fig. e marr përsëri diçka që kam dhënë; e rishikoj, e heq: e tërhoqi padinë.