Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TËRHEQËS

    Im. sh.
    1. Makinë e rëndë, me rrota të vendosura në zinxhirë si tanku, që shërben par të tërhequr artileri të rëndë e pesha të mëdha, për të mbartur ushtarë të armatosur etj. Zinxhirët e tërheqësit.
    2. tek. Vegël, pajisja a pjesë e një makinë, që shërben për të tërhequr diçka. Tërheqësi i makarasë.
    IImb.
    1. Që shërben për të tërhequr diçka, që tërheq. Kafshë tërheqëse. Makinë tërheqëse. Mjete tërheqëse. Forcë tërheqëse.
    2. fig. Që të bën për vete, që të josh, që të bën ta shohësh, ta lexosh a ta dëgjosh me kënaqësi; që të tërheq me bukurinë a me mirësinë e tij. Libër (film) tërheqës. Pamje tërheqëse. Vajzë tërheqëse. Bukuri tërheqëse. Është shumë tërheqëse.