THËNË
Ias.
- Veprim sipas kuptimeve të foljeve THEM, THUHET.
IIf. sh.
- Fjalë; diçka që është thënë ose është folur. Sipas të thënave. Nga të thënat. Më mirë puna se e thëna. fj. u. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. fj.u.
- vjet. Diçka që, sipas paragjykimeve e besimeve të kota, do të ndodhë patjetër dhe s’mund të kthehet, s’mund të ndryshojë, sepse gjoja është përcaktuar nga një fuqi e mbinatyrshme; fat. Kështu e kish të thënën.
Shprehje
- S’është e thënë...(që...) a) s’do të thotë që s’është e domosdoshme që ...; b) s’u bë një herë, të paktën!, s’ka për t’u bërë kurrë!