Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    THUPËR

    f. sh.
    1. Shkop i hollë dhe i përkulshëm, zakonisht i prerë, nga dega e një peme a nga një shkurre. Thupër e hollë. Thupër thane (shelgu, shkoze). Thupër me majë. Gardh me thupra. I ra me thupër. Dridhej si thupra në ujë kishte shumë frikë, dridhej nga frika.
    2. Shufër e gjatë dhe e hollë prej metali, prej qelqi etj.; shufra, me të cilën pastrohet tyta e pushkës. Thupër e qelqtë. Thupër e hekurt.
    3. Harku i violinës.

      Shprehje

      • Ose hu ose thupër fj.u. shih te HU,~RI. Tre hunj e një thupër keq. shih te HU,~RI.