Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRASHËGUAR

    mb.
    1. Që është marrë si trashëgim prej dikujt, që i përket trashëgimtarit, i trashëgimtarit (për një pasuri, pronë etj.). Pasuri e trashëguar.
    2. Që ka të bëjë me prindërit e vet ose me brezat e mëparshëm; që është marrë nga prindërit a nga paraardhësit e tjerë, që është ruajtur brez pas brezi (për disa veti fizike e tipare të karakterit). Tipare të trashëguara. Sëmundje e trashëguar.
    3. Që kanë mbetur nga kohët e mëparshme, që u është lënë pasardhësve; që është vijuar brez pas brezi (për traditat, kulturën etj.). Zakone të trashëguara. Mbeturina (plagë) të trashëguara.

      Shprehje

      • Refleks i trashëguar (i pakushtëzuar) psikol. shih te REFLEKS,~I.