Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRËNDAFILTË

    mb.
    1. Që ka ngjyrë të çelur ndërmjet së kuqes e së bardhës, në ngjyrë trëndafili; që ka ngjyrë afërsisht të tillë. Lule të trëndafilta. Me faqe të trëndafilta. Me fytyrë të trëndafiltë. Këmishë e trëndafiltë. Agim (mëngjes) i trëndafiltë. Dritë e trëndafiltë. Qiell i trëndafiltë. Tis i trëndafiltë.
    2. fig. Që sjell gëzim e lumturi, që na gëzon zemrën; që na ngjall shpresa për diçka të bukur. Pranverë e trëndafiltë. Kujtime të trëndafilta. Shpresa (ëndrra) të trëndafilta.

      Shprehje

      • Me ngjyra të trëndafilta libr. i zbukuruar shumë, pa dhënë anët e këqija e të pakëndshme, si fushë me lule.