Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRËNDELINË

    f. sh.
    1. Bimë barishtore njëvjeçare, e ngjashme me tërfilin, me gjethe treshe në trajtë vezake, me lule të imëta, me pesë petla të verdha e me erë të këndshme, që lulëzon në muajt prill-maj dhe që bën bishtaja të përkulura si kosë; lulja e kësaj bime. Erë trëndeline. Një tufë me trëndelinë.
    2. fig. përk. Vajzë e bukur dhe e këndshme.

      Shprehje

      • Është bërë trëndelinë është dobësuar shumë, mezi mbahet në këmbë. Është trëndelinë (nga mendja) mospërf. është fare i lehtë nga mendja; e ka kokën bosh. Kishte mbetur trëndelinë kishte mbetur pa asnjë lek në xhep; s'kishte asgjë në shtëpi, ishte shkundur fare.