Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TRUP

    Im. sh.
    1. fiz. Çdo qenie, send, lëndë a pjesë e saj, që zë një vend të caktuar në hapësirë; send lëndor: trupat qiellorë planetët, yjet: trup i huaj (mjek.) diçka që ka hyrë në organizëm nga mjedisi i jashtëm dhe ka zënë vend në indet, në organet ose në zgavrat e trupit; (fig.) mish i huaj; trup i përbërë (kim.) trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta; trup i thjeshtë (kim.) element kimik i thjeshtë.
    2. Organizmi i njeriut a i kafshës; shtat; trungu i këtij organizmi; me trup të prerë me trup të bukur; lëshon (merr) trup hedh shtat, rritet; më vijnë për trup më bien tamam (për rrobat); trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndriçohet me të mësuar (fj. u.); trupi (shtati) pyll, mendja fyell i madh nga trupi, por pa mend në kokë; luftim trup me trup (usht.); ushtrime me trup të lirë (sport.).
    3. Trung druri ose një pjesë e tij: trupa pishash; / pjesa kryesore e një sendi, e një pajisjeje etj; skeleti i diçkaje: trupi i aeroplanit.
    4. gjeom. Pjesë e hapësirës që kufizohet nga të gjitha anët me faqe të rrafshëta ose të përkulura.
    5. përmb. Grup njerëzish që përbëjnë një kolektiv, një institucion etj.: trupi diplomatik përfaqësuesit e shteteve të huaja të akredituar në një shtet; trupi gjykues kryetari i gjyqit së bashku me anëtarët; trupi mësimor (pedagogjik) tërësia e mësuesve të një shkolle, të një fakulteti etj.
    6. Si ndajf. si një gjë e vetme; të gjithë së bashku: u ngritën trup në këmbë.

      Shprehje

      • Ka trup është e trashë dhe e mirë, ka një përqindje të lartë alkooli (për verën); i shartuar në trup (në trung
      • ); me trup e me zemër i tëri, plotësisht; si një trup i vetëm të gjithë tok, së bashku, si një e tërë.
    IIndajf.
    1. Drejt, mes për mes; shkurt: i ra pyllit (detit) trup.
    2. fig. Hapur; shkurt: ia tha trup.