Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TURRË

    f. sh.
    1. Grumbull drush të vëna me rregull njëra mbi tjetrën, stivë; grumbull sendesh të një lloji; torkë: turrë kashte disa duaj kashte të lidhur së bashku; e bëri fillin turrë; / tufë, grup: ka një turrë fëmijë.
    2. Topth me bukë të përsheshur, me djathë e me gjalpë, që e marrin fëmijët në dorë; topth buke që e bëjnë për t'ua futur shpendëve në gojë: e ushqeu me turra buke.
    3. Shami a peshqir i përdredhur dhe i lidhur nga një anë, që përdoret për të goditur në disa lodra (kapuçash, filxhanash, unazash); loja që bëhet me këtë shami a peshqir.

      Shprehje

      • Është bërë turrë është mbledhur grusht; nuk dëgjon nga veshët, është shurdhuar.