Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    UDHËHEQËS

    Im. sh.
    1. shih UDHËRRËFYES, ~I 1. Udhëheqësi i alpinisteve. Udhëheqësi i fluturimit. av. ai që drejton fluturimin e aeroplanëve. Mori një udhëheqës. Shkojnë pas udhëheqësit.
    2. Ai që drejton nga ana ideologjike e politike një vend, një parti, një klasë ose një lëvizje shoqërore, prijës. Udhëheqës politik (ideologjik). Udhëheqës i madh (i urtë, i shkëlqyer, i shquar, largpamës). Udhëheqës i shtetit, i popullit. Udhëheqës i proletariatit.
    3. Ai që organizon e drejton veprimtarinë e një organizate, të një ndërmarrje a institucion, të një rrethi, të një grupi njerëzish etj.; që kujdeset për mbarëvajtjen ose për përparimin e dikujt a të diçkaje, ai që drejton një punë e që jep udhëzimet kryesore, drejtues. Udhëheqës artistik. Udhëheqës shkencor. Udhëheqës pionierësh (i pionierëve). Udhëheqës i çetës i kompanisë. Udhëheqësi i praktikës (i diplomës). Udhëheqësi i rrethit. Udhëheqësi i punimeve. Udhëheqësi i ekspeditës (i kërkimeve).
    4. Ai që është në krye të një ushtrie. Udhëheqës ushtarak.
    IImb.
    1. Që merret me organizimin e me drejtimin e veprimtarisë së një organizate, të një ndërmarrjeje a institucioni, të një rrethi, të një grupi njerëzish, të një lëvizjeje shoqërore etj.: që lidhet me drejtimin e punës në një fushë të caktuar, drejtues. Organ (forum) udhëheqës. Shtabi udhëheqës. Kuadro udhëheqëse. Punë udhëheqëse. Ka aftësi udhëheqëse.
    2. fig. Që tregon rrugën për të arritur një qëllim, që shërben si udhëheqje. Parim (flamur) udhëheqës. Parullë (ide) udhëheqëse. Klasë (forcë) udhëheqëse. Kokë udhëheqëse.
    3. fig. Që vjen në radhë të parë nga rëndësia, që është më i rëndësishmi, kryesor. Degë udhëheqëse e ekonomisë.