Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VARFANJAK

    mb.
    1. I varfër; që i përket shtresës së të varfërve. Njeri varfanjak. Fshatar varfanjak. Shtëpi (familje) varfanjake.
    2. Që ka të bëjë a që lidhet me një njeri të varfër, që i përket një njeriu të varfër; që është veti a karakteristikë e një njeriu të varfër, prej të varfri. Veshje varfanjake. Jetë varfanjake.
    3. keq. Që e ka zemrën të ngushtë, me shpirt të vogël. Mos u bëj varfanjak!
    4. Shumë i vogël, saqë mezi mjafton për të mbajtur veten (për rrogën, pagën). Rrogë varfanjake.
    5. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Të shtypurit e varfanjakët. Jeta e varfanjakëve. Kryengritja e varfanjakëve.