VARFËR
Im. sh.
- Ai që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, ai që jeton në varfëri e në mjerim; kund. i pasur. Lufta e të varfërve kundër të pasurve.
Shprehje
- E ruan si i varfri kaun shih te KA,~U.
IImb.
- Që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, që nuk ka të hajë e të vishet, që rron në varfëri e në mjerim; kund. i pasur. Njeri i varfër. Familje e varfër. Fshatar i varfër. Shtresë e varfër. Është i varfër.
- Që përmban fare pak lëndë të dobishme; që nuk është pjellor, joprodhues; që ka pak të ardhura e prodhime; kund. i pasur. Mineral i varfër. Toka të varfra. Vend i varfër.
- Që është në sasi fare të pakët, i pamjaftueshëm; që ka cilësi të dobët; kund. i pasur. Ushqim i varfër. Mish i varfër mish i dobët e fare pa dhjamë.
- Që ka mungesa të mëdha, që s'ka gjëra të mira, i mjerë; varfanjak. Jetë e varfër.
- Që të ngjall mëshirë, i mjerë, i shkretë, i gjorë. I varfri njeri! I varfri djalë! E varfra nënë!
- fig. Që ka shumë mungesa, që nuk është i pasur në përmbajtje; që ka pak vlerë, i parëndësishëm. Ide (fantazi) e varfër. I varfër në mendime.
- përd. em. sipas kuptimit 5 të mbiemrit. Ç'bënte i varfri! Ç'e gjeti, të varfrën!