VATH
m. sh.
- Stoli prej ari, prej argjendi a prej lëndësh të tjera, zakonisht në trajtë rrethi e me zbukurime të ndryshme, që i varin vajzat e gratë në bulën e veshit. Vath i florinjtë. Vathë prej argjendi. Vathë me gurë të çmuar. Një palë vathë. Vë (mban) vathë.
- Secili nga dy zgjatimet e mishta që i varen dhisë poshtë gushës, rezhdë. Dhi me vathë.