VË
If. sh.
- Tingulli dhe shkronja v.
IIkal.
- E vendos dikë a diçka në një vend; e mbështet, e puthit, e lidh a e mbërthej diku; fut, shtie: vë tenxheren në zjarr; vë fëmijën në shtrat; i vë dorën mbi sup; i vuri pjergullës një furkë; e vunë mallin në depo; s'ka vënë gjë në gojë s'ka ngrënë fare; e vunë në dhe (bised.) e varrosën; i vuri këmbën (për ta penguar); i vuri bërrylin (për ta shtyrë); i vunë reçel (mjaltë) përpara; e vunë barin mullar; i vuri drutë stivë; e vuri më këmbë; vuri mbulesën në tavolinë; i vunë themelet (çatinë) shtëpisë.
- Vendos diku një aparat etj. dhe e bëj të punojë; pajis diçka me një mjet etj.: vuri telefon në shtëpi; i vuri derës bravë; u vuri gjysma këpucëve.
- Vesh; vendos diçka në trup: vuri kapelën (helmetën); vuri syze; vuri dhëmbët; vuri pushkën në krah.
- I bëj një shenjë a e lyej me diçka: vë këna (të kuq); u vë damkë deleve; i vuri vulën; vë firmën; vë shenjat e pikësimit (theksin).
- Shtoj diçka në peshën a në vëllimin e trupit; v. III krijon diçka përsipër, zë: ka vënë dhjamë (bark); vë ajkë qumështi; ka vënë kore plaga.
- Grumbulloj para, pasuri etj.; mbledh e ruaj diçka për më vonë; mbjell; rrit, mbaj: vuri pasuri (mall, kapital); vë para në bankë; vunë zahire; vunë duhan (lakra, qepë); kanë vënë pula (derra, dhen).
- Përfshij dikë a diçka në një listë etj.; shtroj a paraqit për ta shqyrtuar ose për ta miratuar; fut: e vunë në inventar; e vunë në rendin e ditës.
- E vlerësoj diçka në një mënyrë të caktuar; e çmoj, e quaj: vë interesat e atdheut mbi gjithçka; vuri si detyrë; e vë në një radhë me të tjerët; s'e vë në numër (fig.); i vuri notën dhjetë.
- E shtrëngoj dikë të bëjë diçka; i jap një punë për ta kryer; bised. e caktoj dikë në një punë a në një detyrë; emëroj: e vuri të mësonte; e vunë mbrojtës; e vunë kryetar; / e vendos në rrethana a në kushte të caktuara: e vuri në gjendje të vështirë; e vuri midis dy zjarresh; e vuri në fije (diçka); vuri rregull (disiplinë).
- I jap një emër etj. dikujt a diçkaje; ngjit: i vunë emrin e tij një rruge (një shkolle); i vuri një nofkë; i vuri bisht prapa (fig. keq.).
- Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vendos: vunë kritere të reja; vuri kushte.
- E shtie në punë; e përdor, e shfrytëzoj: vuri usta t'i ndreqte çatinë; vunë të gjitha forcat (aftësitë).
- Ngre a kurdis diçka kundër dikujt; shtie, nxit: i vuri kurth; e vuri kundër tij.
- E bëj gati për ta shfaqur (një vepër dramatike, muzikore etj.): e vuri operën (komedinë) në skenë.
- I përvishem një pune me një vegël, e bëj diçka duke përdorur një mjet: i vuri draprin e korri; i vuri kosën e kositi; i vuri gërshërën e preu ose e qethi me gërshërë; i vuri thikën (sëpatën) e preu.
- Edhe fig., së bashku me disa emra formon togfjalësha me kuptimin e foljeve që kanë lidhje fjalëformuese me këta emra (edhe në njësi frazeologjike): vë bast; e vë në be e lidh me be; e detyroj të bëjë be; i vë besë i besoj; e vë në dijeni (dikë) ia bëj të ditur diçka, e njoftoj; e vë në diskutim (diçka) kërkoj abëj që të diskutohet, e quaj të diskutueshme; vë në dukje se... përmend se... tregon se... thekson se...; nuk e vë në dyshim nuk dyshoj për diçka; s'i vë faj s'e quaj fajtor; i vë fitilin (benzinën, pishën, flakën, zjarrin) e djeg; i vë fre; e vë në gjunjë e gjunjëzoj; e vë nën kontroll; i vë kufi (cak) e kufizoj; vë kusht e kushtëzoj diçka, e bëj me kusht; i vë kyçin; vuri lemerinë (kujën, ulërimën); e vunë në litar e varën; e vë në lëvizje; s'e vë në llogari (në hesap) s'e llogarit; i vuri njollë (damkë) e njollosi, e damkosi, e bëri me turp para të tjerëve; e vë në përdorim nis ta përdor; kam vënë në plan kam planifikuar, kam ndër mend; e vë në provë e provoj; e vë në punë e bëj të punojë; vë në qarkullim e qarkulloj; vë në rregull (diçka) e rregulloj; vë në rrezik rrezikoj; e vë në shfrytëzim nis ta shfrytëzoj; e vë në shitje e nxjerr për ta shitur; vë shpresat (te dikush a te diçka) shpresoj; i vë theksin e theksoj; vë themelet (e diçkaje) themeloj; e vënën ujë tokën e bëj të ujitshme; vë në veprim e bëj që të veprojë; e vë në votë (në votim) kërkoj që të votohet për dikë a për diçka.