VËGËL
f. sh.
- Mjet i thjeshtë dore për të bërë një punë: veglat bujqësore (e peshkimit); veglat e punës (edhe ek.); veglat e prodhimit (ek.) pjesa themelore e mjeteve të prodhimit, si makinat, pajisjet etj., të cilat njeriu i përdor gjatë prodhimit të të mirave materiale; veglat e rrojës; gjimnastikë në vegla.
- Pjesë e një pajisjeje, e një mekanizmi etj.: veglat e mullirit.
- Mjet me tela, me tastierë etj. me të cilin luajmë pjesë muzikore: vegël muzikore (frymore).
- Vegjë, avlëmend.
- fig. përb. Njeri që e përdor dikush për qëllime të ulëta; ai që i shërben verbërisht dikujt, shërbëtor: vegël e verbër (e dikujt); e përdorte si vegël.