VËLLA
m. sh.
- Vëllezër(it) 1. djali kundrejt fëmijëve të tjerë me prindër të njëjtë: vëllai i madh (i vogël); vëlla i gjetur vëlla vetëm nga nëna a nga babai; vëlla qumështi djali kundrejt fëmijëve të një familjeje tjetër, nëna e të cilëve i ka dhënë gji; vëlla shpirti vëllam; doli me të vëllanë. 2. etnogr. vëllam: ishin bërë vëllezër. 3. edhe si mb., ai që është i një gjaku a i së njëjtës kombësi me dikë tjetër; bashkëkombas; bashkatdhetar: vëllezër të një gjaku; vëllezër shqiptarë! 4. edhe si mb. ai me të cilin na lidhin gjëra të përbashkëta; shok a mik shumë i ngushtë: e kam vëlla e shkuar vëllait e kam si vëlla e më të afërm se vëllanë; popuj (vende) vëllezër. 5. përdoret kur i drejtohemi dikujt miqësisht e me ngrohtësi: ç'të të them, more vëlla! 6. zakon. sh. bot. filiz bime që del e rritet njëkohësisht nga e njëjta rrënjë; këlysh; binjak: ka nxjerrë vëllezër.