Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VERË I

    f. sh.
    1. Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës (në gjysmërruzullin verior fillon më 21 qershor e mbaron më shtator). Verë e nxehtë (me shi). Verë për verë në çdo verë. Stina e verës. Vapa (thatësira) e verës. Ethet e verës. mjek. Barku i verës. mjek. Rroba vere. Pushimet e verës. Iku vera e filloi vjeshta.
    2. Tërësia e muajve të ngrohtë të vitit, behar. Verë e dimër. Dita e verës dita e parë e marsit. Doli dimri e erdhi vera.

      Shprehje

      • Buka e verës shih te BUK/Ë,~A. Dimër e verë shih te DIM/ËR,~RI
    3. Si gjethja në verë shumë, me shumicë; shumë i përhapur, i dendur a i zhvilluar. Si qyqja verën shih te QYQ/E,~JA. Ta bën verë (me gojë) të premton shumë, ta bën shesh me lule. Ardhtë si vera! ur. ardhtë me shumë të mira! Është shend e verë shih te SHEND,~I. I erdhi vera te dera i erdhi e mira pranë. Në atë shtëpi nuk qesh as vera shih te QESH. Na rrofsh për dimër, se për verë jemi vetë! thjeshtligj., iron. shih te DIM/ËR,~RI. Korani i verë zool. shih te KORAN,~I. Lule vere bot. shih te LUL/E,~JA. Qefulli i verës zool. shih te QEFULL,~I.