VERË II
f.
- Pije alkoolike që nxirret zakonisht nga tharbëtimi i mushtit të rrushit; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë. Verë e ëmbël. Verë e kuqe (e bardhë). Verë e vjetër (e re). Verë e gazuar. Verë e hapur verë fuçie që shitet me litra, jo në shishe të mbyllura. Gotë vere. Një gotë verë. Shishe me verë. Fabrika (kantina) e verës. Industria e verës. Rrush për verë. Pi verë. Pres verën holloj verën. Prodhon verë. U deh me verë.
- Pije e tillë, që del nga tharbëtimi i disa pemëve dhe që ka një shije të veçantë. Verë molle.
- vet. sh. ~ËRA,~ËRAT. Lloje të ndryshme të kësaj pijeje. Verëra mjekësore. Konkursi i verërave.
Shprehje
- I hedh ujë verës shih tek UJ/Ë,~I. Nuk mban më ujë vera (orizi, pilafi, kosi) shih tek UJ/Ë,~I. Mbart (mban) verë e pi uji është dorështrënguar, është koprrac. Ta shet ujin e pusit për verë ta hedh, të mashtron, nuk mund t'i zihet besë. Këtej të pi verën, andej të shan derën shih te PI. Vaj e verë e uthull bised. ylberi.