VERË
If.
- Pije alkoolike, që nxirret zakonisht nga tharmëtimi i mushtit të mishit; sh. -ëra(t) lloje të ndryshme të kësaj pijeje: verë e kuqe (e bardhë); verë e ëmbël; verë e vjetër (e re); verë molle; kantina e verërave.
Shprehje
- Këtej të pi verën, andej të shan derën nuk është mirënjohës, është bukëshkelës; mban verë e pi ujë është shumë dorështrënguar.
IIf. sh.
- Stina më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës; bised. muajt e ngrohtë të vitit; behar: verë e nxehtë (e thatë); rroba vere; pushimet e verës; dita e verës dita e parë ose e katërmbëdhjetë e marsit; dimër e verë gjatë gjithë vitit, vazhdimisht; ardhtë si vera! (ur.) ardhtë me shumë të mira!; një qyqe nuk e sjell verën (fj. u.).
Shprehje
- Ta bën verë (me gojë) të premton shumë, ta bën shesh me lule; i erdhi vera te dera i erdhi e mira pranë.