Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VETËTIN

    jokal.
    1. pavet. Flakëron për një çast në qiellin me re një dritë e fortë, nga shkarkimet elektrike në atmosferë, ka vetëtima; shkreptin. Vetëtin përjashta. Po s'vetëtin, nuk gjëmon. fj.u.
    2. Ndriçon me një dritë të fortë; shkëlqen si vetëtimë, vezullon; ndrit, shkëlqen. Vetëtinin yjet. Vetëtinte fari. Vetëtijnë llambat elektrike. Vetëtime kordha ( shpata).
    3. Shkëlqen nga bardhësia a nga pastërtia. Vetëtin shtëpia (dhoma, fshati). I vetëtijnë rrobat. I vetëtinte këmisha. I vetëtinte lëkura.
    4. Shprehet qartë një ndjenjë e fuqishme (gëzimi, guximi etj.); ndrit e shkëlqen fort nga një ndjenjë e fuqishme (për sytë e për fytyrën); shkreptin. I vetëtinin sytë. I vetëtinte balli (fytyra nga gëzimi).
    5. fig. Vjen papritmas a përnjëherësh në mendje; shfaqet diçka papritmas dhe ikën ose zhduket menjëherë. I vetëtiu një mendim (një ide; një shpresë).
    6. kal. edhe vet. I. E bëj diçka të shkëlqejë a të ndritë nga pastërtia. I vetëtiu enët. E vetëtiu shtëpinë.

      Shprehje

      • Nuk i vetëtin syri shih te SY,~RI.