Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VLOJ I

    jokal.
    1. edhe kal. Valoj (edhe fig.). Vloj qumështin. Vloi uji. Vlon puna. Vlon jeta. Vlonte lufta. Vlon kënga (vallja).
    2. vet. veta III fig. Është i mbushur plot me njerëz, kafshë etj., që lëvizin shpejt e pa rregull; lëviz shpejt e në mënyrë të parregullt (për një shumicë njerëzish, kafshësh etj.), ka gjallëri të madhe, gëlon, lëvrin. Vlonin rrugët. Vlonte qyteti. Vlonte sheshi nga aksionistët. Vlonte bleta.
    3. vet. veta III fig. Shfaqet me forcë a me gjallëri (një mendim, një ndjenjë etj.); zien. Më vlojnë mendimet.

      Shprehje

      • I vlon (i zien, lëvrin) gjaku shih te GJAK,~U I.